dcsimg
 

Informacion rreth licencës së televizorit

Duhet të mbuloheni nga një licencë televizori që

  • shikojini ose regjistrojini programet siç shfaqen në televizion, në çfarëdo kanali
  • shikoni ose transmetoni programe drejtpërdrejt në një shërbim televiziv interneti (si p.sh. ITVX, Channel 4, YouTube, Amazon Prime Video, Now, Sky Go etj.)
  • shkarkoni ose shikoni çfarëdo programi të BBC në BBC iPlayer.

Kjo mund të jetë në çdo pajisje, duke përfshirë një televizor, kompjuter, laptop, telefon celular, tabletë, tastierë lojërash, kuti dixhitale ose regjistrues DVD/VHS.

Një licencë televizori me ngjyra kushton £169.50. Mund të paguani menjëherë ose me këste. Kjo faqe ju informon edhe për mënyrat e ndryshme se si mund të paguani, licensat për bizneset dhe nëse kualifikoheni për një koncesion.

Lidhjet në këtë faqe shkojnë në faqet në anglisht. Nëse preferoni të flisni me ne, lutemi të telefononi linjën tonë të ndihmës për gjuhët në 0300 790 6044*.

 
A ju nevojitet një licencë televizori?

Në Mbretërinë e Bashkuar, Ishujt e Kanalit dhe Ishullin Man, duhet të mbuloheni nga një licencë televizori nëse:

  • shikoni ose incizoni programe të drejpërdrejta në çdo kanal apo pajisje (në çdo gjuhë, marrë nga çdokund në botë), ose
  • shkarkoni ose shikoni programe të BBC-së në BBC iPlayer.

Kjo zbatohet edhe për çdo pajisje dhe furnizues që përdorni, përfshirë:

  • Televizorët (përfshi televizorët inteligjentë)
  • regjistruesit DVD, Blu-ray dhe VHS
  • Laptopët dhe kompjuterët e tjerë
  • Tabletat, telefonat celularë dhe pajisjet e tjera portabël
  • Kutitë dixhitale ose PVR-të (si për shembull Sky, Virgin Media ose BT TV)
  • Tastierat e lojërave
  • Pajisjet e medias për transmetim (si për shembull Amazon Fire TV, Apple TV, Chromecast, Roku dhe Now TV)
  • Freeview, Freesat ose YouView

Normalisht, ju duhet vetëm një licencë televizori për adresë, edhe nëse përdorni shumë pajisje. Zbatohen kushte të ndryshme për banesat pa një marrëveshje të përbashkët qiramarrjeje dhe bizneset, ku mund të nevojitet më shumë se një licencë. Nëse keni një banesë të dytë, duhet të keni një licencë tjetër për atë adresë. Mësoni më shumë duke telefonuar 0300 790 6044.

Ju po shkelni ligjin nëse shikoni ose regjistroni programe televizive të drejtpërdrejta në çdo kanal apo pajisje, ose shkarkoni ose shikoni programe të BBC-së në BBC iPlayer, pa qenë të mbuluar nga një licencë. Ju rrezikoni ndjekje penale dhe një gjobë deri £1,000 (gjoba maksimale në Gërnzi është £2,000) plus çdo kosto ligjore dhe/ose kompensim që mund të urdhëroheni të paguani. Në Skoci, do të vendosë prokurori fiskal nëse do të ndiqeni penalisht apo jo.

Nuk ju nevojitet licencë televizori për “BBC iPlayer” nëse shikoni vetëm programe televizive sipas kërkesës të S4C ose nëse dëgjoni radio.

A keni ndryshuar banesë kohët e fundit?

Nëse keni ndryshuar banesë ose të dhënat që kemi rreth jush janë të gabuara ose kanë ndryshuar, ju lutemi na njoftoni për të dhënat e adresës tuaj të re ose na shkruani në TV Licensing, Darlington DL98 1TL.

Nuk shikoni televizor drejtpërsëdrejti ose BBC iPlayer?

Nëse nuk shikoni ose regjistroni kurrë asnjë program televizori drejtpërsëdrejti në asnjë kanal ose pajisje dhe nuk shkarkoni ose shikoni në BBC iPlayer, ju nuk keni nevojë për një licencë të televizorit. Ju lutemi na njoftoni se nuk ju duhet një licencë ose telefononi 0300 790 6044*. Për bizneset zbatohen kushte të tjera.

Nëse na thoni se nuk keni nevojë për licencë, mund t'ju vizitojmë për të konfirmuar nëse nuk nevojitet licenca. Këto vizita janë të nevojshme pasi, kur kemi kontaktuar kemi vënë re se një në gjashtë* persona që na kanë thënë se nuk u duhet licencë në fakt u duhej një e tillë.

* Nga marsi 2019.

Nuk ju nevojitet më licensa juaj?

N/A Për të mësuar më shumë, lutemi na telefononi në 0300 790 6044*.

Sa kushton një licencë televizori?

Një licencë televizioni me ngjyra kushton £169.50 në vit. Nëse jeni i verbër (me probleme të rënda shikimi) ose i moshës 74 vjeç e lart, mund të përfitoni një tarifë të reduktuar ose licencë falas.

Mund të paguani për rinovimin e licencës tuaj në internet me një kartë debiti ose krediti. Përndryshe, të gjitha mënyrat e ndryshme për të paguar licencën i gjeni këtu më poshtë. Nëse po e rinovoni licencën tuaj të televizorit duhet të keni numrin e licencës tuaj aktuale.

Si të paguani për licencën tuaj të televizorit

Mund ta paguani të plotë një herë ose të zgjidhni të paguani me këste çdo katër muaj, çdo muaj ose çdo javë.

Mënyra më e lehtë për të paguar licencën tuaj të televizorit është në internet, me debit direkt ose me një kartë debiti ose krediti.

Mënyrat për të paguar:

Debit direkt

Mund ta paguani të plotë një herë ose të zgjidhni të paguani me këste çdo muaj ose çdo katër muaj për licencën tuaj të televizorit. Ne do t’i tërheqim pagesat për licencën tuaj automatikisht, ndaj nuk duhet të shqetësoheni kurrë rreth një pagese të papaguar.

Pasi debiti juaj direkt të jetë organizuar, licensa juaj do të rinovohet automatikisht për ju çdo vit, ndaj nuk do të rrezikoni të jeni pa licencë.

Nëse ndryshoni banesë, sigurohuni që të na thoni në mënyrë që ta lëvizim licencën tuaj të televizorit te adresa juaj e re.

Ju mund të organizoni një debit direkt në internet, ose duke telefonuar 0300 790 6044* me të dhënat gati të bankës tuaj. Ju lutemi vini re se nëse vendosni të paguani me këste çdo katër muaj, do të ketë një pagesë £1.25 të shtuar në çdo pagesë.

Kartë debiti/krediti

Paguani për licencën tuaj të televizorit me kartë debiti ose krediti në internet, me telefon ose me kartën e debitit tek një PayPoint (ose zyrën e postës në Ishujt e Kanalit). Ju lutemi sigurohuni që të keni të dhënat gati kur të paguani. Nëse po e rinovoni licencën tuaj të televizorit do të jetë e dobishme nëse keni gati numrin e licencës tuaj aktuale.

Kartë e pagesës për licensimin e televizorit

Ju mund ta paguani me këste koston e licencës së televizorit tuaj nga £6.50 në javë me një kartë pagese. Mund ta përdorni për të paguar me anë të internetit, mesazhit SMS ose në çdo PayPoint (ose zyrë poste në Ishujt e Kanalit). Nëse po e rinovoni licencën tuaj të televizorit do të jetë e dobishme nëse keni gati numrin e licencës tuaj aktuale.

Për të mësuar më shumë dhe kërkuar kartën tuaj të pagesës, telefononi 0300 555 0286. Telefonatës do t’i përgjigjemi në anglisht, por mund të kërkoni të flisni me dikë në gjuhën tuaj.

Ku të paguani:

Në internet

Mund të paguani për licencën tuaj të televizorit dhe të menaxhoni të dhënat e licencës tuaj të televizorit në faqen tonë të internetit. Mund të kërkoni të merrni një licencë televizori dhe çdo komunikim tjetër nga ne me email, por adresa juaj e emailit duhet të përmbajë vetëm germa dhe numra nga gjuha angleze.

Mund të paguani për licencën tuaj të televizorit ose me kartë debiti ose krediti, ose duke krijuar një Debit Direkt.

Ju lutemi të keni gati të dhënat bankare dhe kini parasysh se formulari i pagesës do të jetë në anglisht.

Me telefon

Nëse keni një kartë debiti ose krediti – si për shembull Maestro, Delta, Solo, Visa ose MasterCard – mund të paguani për licencën tuaj të televizorit duke telefonuar 0300 790 6044*. Ju lutemi sigurohuni që t’i keni gati të dhënat e kartës.

PayPoint

Mund të shkoni në çdo PayPoint dhe të blini një licencë televizori me të holla ose kartë debiti. Thjesht duhet t’i jepni shitësit emrin dhe adresën tuaj.

Ka mbi 28,000 PayPoints në MB, që do t’i gjeni në dyqane ushqimore, gazetash, pijesh, supermarkete dhe pika karburanti. Shumë prej tyre janë të hapura me orar të zgjatur, shtatë ditë në javë. Mund ta gjeni këtu pikën tuaj lokale të PayPoint.

Nuk ka PayPoint në Ishujt e Kanalit. Aty mund të paguani në çdo degë të postës.

Me postë

Mund të dërgoni një çek te TV Licensing, Darlington DL98 1TL. Lutemi çeku duhet të emërtohet “TV Licensing” për pagesën e plotë të licencës dhe duhet të mbani mend të shkruani emrin, adresën dhe kodin tuaj postar mbrapa çekut. Ju lutemi mos dërgoni para.

A i plotësoni kushtet për koncesion?

I verbër (me probleme të rënda shikimi)

Nëse jeni i verbër (me probleme të rënda shikimi) dhe mund të paraqisni provat e duhura, gëzoni mundësinë e aplikimit për 50% ulje.

Nëse jeni me shikim të pjesshëm (me probleme shikimi) nuk keni këtë mundësi.

Për të aplikuar shkoni në internet në adresën tvlicensing.co.uk/blind.

I moshës 74 vjeç e lart

Nëse jeni 74 vjeç e lart mund të përfitoni një licencë afatshkurtër ose falas.

Bizneset dhe organizatat

Ambientet tuaja të biznesit duhet të mbulohen nga një licencë televizori nëse personeli, klientët ose mysafirët shikojnë ose regjistrojnë drejtpërdrejtë programe televizive në çdo kanal, ose shkarkojnë ose shikojnë programe të BBC-së në BBC iPlayer. Kjo zbatohet për çdo pajisje që keni furnizuar ju, si dhe çdo pajisje që kanë vetë që janë lidhur në rrymën elektrike.

Nëse biznesi juaj ka vetëm një ambient, mund t’ju duhet vetëm një licencë televizori. Një licencë kushton £169.50 në vit për secilën adresë dhe do të mbulojë të gjitha pajisjet që përdoren në atë adresë. Mënyra më e shpejtë për të paguar për një licencë të vetme televizori është në internet me një kartë debiti ose krediti ose me debit direkt.

Nëse ju duhet të mbuloni më shumë se një adresë, mënyra më e lehtë është me një licencë televizori për grup kompanie. Nuk ka formularë për të plotësuar. Duhet vetëm të bëni një pagesë çdo vit dhe do të merrni vetëm një kujtesë që do të dërgohet te një adresë të vetme. Për të paguar për një licencë televizori për grup kompanie, na telefononi në 0300 790 6165* dhe do të jemi gati t’ju ndihmojmë.

Një licencë televizori nuk mbulon:

  • akomodimin rezidencial në ambientet tuaja,
  • klubet e mirëqenies ose sociale në ambientet tuaja, por që menaxhohen nga dikush tjetër.
  • ambientet që iu janë dhënë me nën qira organizatave të tjera ose
  • vendet e mikpritjes.

Ka rregulla të ndryshme edhe për hotelet, bujtinat, njësitë e lëvizshme dhe vendet e kampingjeve.

Vini re: nëse në ambientet tuaja luhet muzikë për klientët ose personelin – për shembull, nëpërmjet radios, televizorit, kompjuterit ose CD/DVD – në shumicën e rasteve duhet të blini një licencë për muzikë nga “PPL PRS”. Për më shumë informacion vizitoni www.pplprs.co.uk.

Cilat janë kushtet e përgjithshme të licencës standarde të televizorit?

Ju do të thotë personi i përmendur në licencë.

Për çfarë nevojitet një licencë televizori?

Për të përdorur dhe instaluar pajisje që marrin transmetime televizive në vendin e licensuar. Mbulon:

  • shikimin dhe regjistrimin e programeve ndërkohë që transmetohen në televizor ose drejtpërdrejt në një shërbim televizori në internet, përfshi programet me transmetim nëpërmjet internetit dhe programet satelitore nga jashtë MB-së dhe
  • shikimin dhe shkarkimin e programeve të BBC-së me kërkesë, përfshi ato që kapen në TV në BBC iPlayer.

Kjo mund të jetë në çdo pajisje, përfshi televizorët, kompjuterët e tryezës, laptopat, celularët, tabletat, tastierat e lojërave, kutitë dixhitale, DVD-të, regjistruesit Blu-ray dhe VHS, ose çdo gjë tjetër.

Licensa lejon përdorimin dhe instalimin e pajisjeve televizive:

  • Në vendin e licensuar nga çdokush.
  • Në një automjet, anije ose karavan nga:
    • Ju ose çdokush që normalisht jeton me ju në vendin e licensuar (përveç në karavanët të palëvizshëm kur dikush shikon ose regjistron televizorin në vendin e licensuar).
    • Çdokush që normalisht punon në vendin e licensuar (për sa kohë që automjeti, anija ose karavani po përdoret për qëllim biznesi).
  • Përdorimi i pajisjeve televizive me bateri kudo nga ju dhe çdokush që normalisht jeton me ju në vendin e licensuar.

Licensa normalisht nuk mbulon:

  • Vendet e banuara vetëm nga qiramarrës, qiraxhinj ose mysafirë që paguajnë.
  • Vendet që janë më vete.
  • Vendet e mbuluara nga organizime të veçanta ligjore.
  • Vendet e ambienteve të biznesit të përdorura për një qëllim tjetër.

Licensat bardhë e zi

Edhe nëse keni një televizor bardhë e zi, ju duhet një licencë me ngjyra për të regjistruar programe. Kjo bëhet për shkak se DVD-të, VHS-së dhe regjistruesit e kutive dixhitale regjistrojnë me ngjyra. Një licencë bardhë e zi është e vlefshme vetëm nëse ju përdorni një kuti dixhitale që nuk mund të regjistrojë programe televizive.

Kushtet e tjera

  • Ne mund ta anulojmë ose ndryshojmë licencën tuaj. Nëse ne e anulojmë, do t’ju njoftojmë.
  • Nëse ndryshojmë kushtet e licencës, do të publikojmë një njoftim të përgjithshëm në faqen e internetit të BBC-së dhe nëse e mendojmë të arsyeshme, në media të tjera kombëtare.
  • Punonjësit tanë mund të vizitojnë vendin e licensuar për të kontrolluar të dhënat tona dhe për të inspektuar pajisjen televizive. Nuk jeni të detyruar që t’i lejoni të hyjnë.
  • Pajisja për marrjen e sinjalit televiziv nuk duhet të shkaktojë ndërhyrje të paarsyeshme te sinjali i radios ose televizorit.

Mendoni se ju duhet një licencë televizori? Kontrolloni tani.

Lutemi vini re: kushte të përgjithshme të veçanta zbatohen ndaj llojeve të mëposhtme të licensave të televizorit: licensa televizori për hotel dhe njësi lëvizëse,licencë koncesionare ARC dhe licencë televizori për njësi argëtimi. Nëse keni një nga këto, ju lutemi shikoni licencën tuaj për kushtet e përgjithshme ose na kontaktoni për informacion.

* Telefonatat në numrat tanë 0300 kushtojnë jo më shumë se tarifa kombëtare e telefonatave në një numër që fillon me 01 ose 02, si kur i bëni nga një celular ose linjë fikse. Telefonatat nga linjat fikse normalisht tarifohen deri 9p për minutë dhe telefonatat nga celularët normalisht kushtojnë nga 8p deri 40p për minutë. Nëse keni minuta të përfshira me celularin ose linjën tuaj fikse, telefonatat te një numër 0300 do të jenë të përfshira.

 

General information about TV Licensing is available in other languages: