Informacion rreth licencës së televizorit

Duhet të mbuloheni nga një licencë televizori që

  • të shikoni ose regjistroni programet ndërkohë që transmetohen në televizor ose drejtpërsëdrejti në një shërbim televizori që shkarkohet ose shikohet nga interneti
  • të shkarkoni ose të shikoni të gjitha programet e BBC-së në iPlayer.

Kjo mund të jetë në çdo pajisje, duke përfshirë një televizor, kompjuter, laptop, telefon celular, tabletë, tastierë lojërash, kuti dixhitale ose regjistrues DVD/VHS.

Një licencë televizori me ngjyra kushton £147. Mund të paguani menjëherë ose me këste. Kjo faqe ju informon edhe për mënyrat e ndryshme se si mund të paguani, licensat për bizneset dhe nëse kualifikoheni për një koncesion.

Lidhjet në këtë faqe shkojnë në faqet në anglisht. Nëse preferoni të flisni me ne, lutemi të telefononi linjën tonë të ndihmës për gjuhët në 0300 790 6044*.


A ju nevojitet një licencë televizori?

Në Mbretërinë e Bashkuar, Ishujt e Kanalit dhe Ishullin Man, duhet të mbuloheni nga një licencë televizori nëse:

  • shikoni ose incizoni programe të drejpërdrejta në çdo kanal apo pajisje (në çdo gjuhë, marrë nga çdokund në botë), ose
  • shkarkoni ose shikoni programe të BBC-së në iPlayer.

Kjo zbatohet edhe për çdo pajisje dhe furnizues që përdorni, përfshirë:

  • Televizorët (përfshi televizorët inteligjentë)
  • regjistruesit DVD, Blu-ray dhe VHS
  • Laptopët dhe kompjuterët e tjerë
  • Tabletat, telefonat celularë dhe pajisjet e tjera portabël
  • Kutitë dixhitale ose PVR-të (si për shembull Sky, Virgin Media ose BT TV)
  • Tastierat e lojërave
  • Pajisjet e medias për transmetim (si për shembull Amazon Fire TV, Apple TV, Chromecast, Roku dhe Now TV)
  • Freeview, Freesat ose YouView

Normalisht, ju duhet vetëm një licencë televizori për adresë, edhe nëse përdorni shumë pajisje. Zbatohen kushte të ndryshme për banesat pa një marrëveshje të përbashkët qiramarrjeje dhe bizneset, ku mund të nevojitet më shumë se një licencë. Nëse keni një banesë të dytë, duhet të keni një licencë tjetër për atë adresë. Mësoni më shumë duke telefonuar 0300 790 6044.

Ju po shkelni ligjin nëse shikoni ose regjistroni programe televizive të drejtpërdrejta në çdo kanal apo pajisje, ose shkarkoni ose shikoni programe të BBC-së në iPlayer, pa qenë të mbuluar nga një licencë. Ju rrezikoni ndjekje penale dhe një gjobë deri £1,000 (gjoba maksimale në Xhërzi është £500 dhe gjoba maksimale në Gërnzi është£2,000) plus çdo kosto ligjore dhe/ose kompensim që mund të urdhëroheni të paguani. Në Skoci, do të vendosë prokurori fiskal nëse do të ndiqeni penalisht apo jo.

Ka pak përjashtime kur nuk ju duhet një licencë televizori për iPlayer-in e BBC-së. Nuk keni nevojë për një të tillë nëse shikoni vetëm S4C TV sipas kërkesës, dëgjoni radion dhe shikoni filma ose shfaqje televizive që i keni blerë në dyqanin e BBC-së.

A keni ndryshuar banesë kohët e fundit?

Nëse keni ndryshuar banesë ose të dhënat që kemi rreth jush janë të gabuara ose kanë ndryshuar, ju lutemi na njoftoni për të dhënat e adresës tuaj të re ose na shkruani në TV Licensing, Darlington DL98 1TL.

Nuk shikoni televizor drejtpërsëdrejti ose BBC iPlayer?

Nëse nuk shikoni ose regjistroni kurrë asnjë program televizori drejtpërsëdrejti në asnjë kanal ose pajisje dhe nuk shkarkoni ose shikoni në iPlayer, ju nuk keni nevojë për një licencë të televizorit. Ju lutemi na njoftoni se nuk ju duhet një licencë ose telefononi 0300 790 6044*. Për bizneset zbatohen kushte të tjera.

Nëse na thoni se nuk keni nevojë për një licencë, ne mund t’ju vizitojmë për të konfirmuar që nuk ju nevojitet një licencë. Këto vizita janë të nevojshme sepse kur ne ju kontaktojmë, kemi vënë re se një në pothuaj gjashtë persona që na thonë se nuk kanë nevojë për një licencë, në të vërtetë kanë nevojë për një të tillë.

Nuk ju nevojitet më licensa juaj?

N/A Për të mësuar më shumë, lutemi na telefononi në 0300 790 6044*.

Sa kushton një licencë televizori?

Një licencë për televizor me ngjyra kushton £147 në vit. Nëse jeni të verbër (vështirësi të mëdha në shikim) ose jeni 74 vjeç ose më të mëdhenj, mund të keni të drejtën të keni një pagesë afatshkurtër të reduktuar ose licencë falas.

Mund të paguani për rinovimin e licencës tuaj në internet me një kartë debiti ose krediti. Përndryshe, të gjitha mënyrat e ndryshme për të paguar licencën i gjeni këtu më poshtë. Nëse po e rinovoni licencën tuaj të televizorit duhet të keni numrin e licencës tuaj aktuale.

Si të paguani për licencën tuaj të televizorit

Mund ta paguani të plotë një herë ose të zgjidhni të paguani me këste çdo katër muaj, çdo muaj ose çdo javë.

Mënyra më e lehtë për të paguar licencën tuaj të televizorit është në internet, me debit direkt ose me një kartë debiti ose krediti.

Mënyrat për të paguar:

Debit direkt

Mund ta paguani të plotë një herë ose të zgjidhni të paguani me këste çdo muaj ose çdo katër muaj për licencën tuaj të televizorit. Ne do t’i tërheqim pagesat për licencën tuaj automatikisht, ndaj nuk duhet të shqetësoheni kurrë rreth një pagese të papaguar.

Pasi debiti juaj direkt të jetë organizuar, licensa juaj do të rinovohet automatikisht për ju çdo vit, ndaj nuk do të rrezikoni të jeni pa licencë.

Nëse ndryshoni banesë, sigurohuni që të na thoni në mënyrë që ta lëvizim licencën tuaj të televizorit te adresa juaj e re.

Ju mund të organizoni një debit direkt në internet, ose duke telefonuar 0300 790 6044* me të dhënat gati të bankës tuaj. Ju lutemi vini re se nëse vendosni të paguani me këste çdo katër muaj, do të ketë një pagesë £1.25 të shtuar në çdo pagesë.

Kartë debiti/krediti

Paguani për licencën tuaj të televizorit me kartë debiti ose krediti në internet, me telefon ose me kartën e debitit tek një PayPoint (ose zyrën e postës në Ishujt e Kanalit). Ju lutemi sigurohuni që të keni të dhënat gati kur të paguani. Nëse po e rinovoni licencën tuaj të televizorit do të jetë e dobishme nëse keni gati numrin e licencës tuaj aktuale.

Kartë e pagesës për licensimin e televizorit

Ju mund ta paguani me këste koston e licencës së televizorit tuaj nga £6 në javë me një kartë pagese. Mund ta përdorni për të paguar me anë të internetit, mesazhit SMS ose në çdo PayPoint (ose zyrë poste në Ishujt e Kanalit). Nëse po e rinovoni licencën tuaj të televizorit do të jetë e dobishme nëse keni gati numrin e licencës tuaj aktuale.

Për të mësuar më shumë dhe kërkuar kartën tuaj të pagesës, telefononi 0300 555 0286. Telefonatës do t’i përgjigjemi në anglisht, por mund të kërkoni të flisni me dikë në gjuhën tuaj.

Ku të paguani:

Në internet

Mund të paguani për licencën tuaj të televizorit dhe të menaxhoni të dhënat e licencës tuaj të televizorit në faqen tonë të internetit. Mund të kërkoni të merrni një licencë televizori dhe çdo komunikim tjetër nga ne me email, por adresa juaj e emailit duhet të përmbajë vetëm germa dhe numra nga gjuha angleze.

Mund të paguani për licencën tuaj të televizorit ose me kartë debiti ose krediti, ose duke krijuar një Debit Direkt.

Ju lutemi të keni gati të dhënat bankare dhe kini parasysh se formulari i pagesës do të jetë në anglisht.

Me telefon

Nëse keni një kartë debiti ose krediti – si për shembull Maestro, Delta, Solo, Visa ose MasterCard – mund të paguani për licencën tuaj të televizorit duke telefonuar 0300 790 6044*. Ju lutemi sigurohuni që t’i keni gati të dhënat e kartës.

PayPoint

Mund të shkoni në çdo PayPoint dhe të blini një licencë televizori me të holla ose kartë debiti. Thjesht duhet t’i jepni shitësit emrin dhe adresën tuaj.

Ka mbi 28,000 PayPoints në MB, që do t’i gjeni në dyqane ushqimore, gazetash, pijesh, supermarkete dhe pika karburanti. Shumë prej tyre janë të hapura me orar të zgjatur, shtatë ditë në javë. Mund ta gjeni PayPoint-in tuaj më të afërt këtu ose duke telefonuar 0300 790 6137* dhe duke dhënë kodin tuaj postar (ky është një shërbim i automatizuar vetëm në anglisht).

Nuk ka PayPoint në Ishujt e Kanalit. Aty mund të paguani në çdo degë të postës.

Me postë

Mund të dërgoni një çek te TV Licensing, Darlington DL98 1TL. Lutemi çeku duhet të emërtohet “TV Licensing” për pagesën e plotë të licencës dhe duhet të mbani mend të shkruani emrin, adresën dhe kodin tuaj postar mbrapa çekut. Ju lutemi mos dërgoni para.

A i plotësoni kushtet për koncesion?

Nëse jeni të verbër (me vështirësi të mëdha të të parit) mund të kualifikoheni për një koncesion prej 50%. Nëse jeni 74 vjeç ose më të mëdhenj, mund të keni të drejtën të keni një licencë me pagesë afatshkurtër, ose falas. Nëse jetoni në Ishujt e Kanalit ose Ishullin Man, mund të zbatohen kushte të tjera.

A jeni ju, ose ndonjë person që jeton me ju:

  • 75 vjeç ose më i madh? Ju mund të aplikoni për licencë televizori falas. Për të aplikuar, thjesht telefononi 0300 790 6044* me numrin e sigurimeve shoqërore ose çdo provë tjetër të moshës nëse nuk keni një të tillë të personit për të cilin po aplikoni.
  • A jeni 74 vjeç? Ju mund të aplikoni për licencë televizori afatshkurtër për periudhën deri sa të mbushni 75 vjeç. Telefononi 0300 790 6044* për të mësuar më shumë.
  • A jeni të verbër dhe mund ta vërtetoni me dëshminë e duhur? Ju kualifikoheni që të aplikoni për licencën me zbritje 50%. Nëse keni shikim pjesërisht të dëmtuar (shikim të dobët), ju nuk kualifikoheni. Për të aplikuar, shkoni tek tvlicensing.co.uk/blind ose dërgoni një fotokopje të dokumentit tuaj të certifikatës që jeni të verbër ose një certifikatë nga oftalmologu juaj me numrin tuaj të licencës, numrin tuaj të telefonit dhe pagesën me çek te TV Licensing, Blind Concession Group, Darlington DL98 1TL.

Jetoni në Ishujt e Kanalit ose Ishullin Man?

Nëse jetoni në Ishujt e Kanalit ose në Ishullin Man dhe ju apo dikush tjetër me të cilin/cilën jetoni janë 75 vjeç ose më të mëdhenj, mund të kualifikoheni për ndihmë për të paguar për një licencë televizori.

  • Nëse jetoni në Xhërzi dhe jeni 75 vjeç ose më të mëdhenj, mund të kualifikoheni për një licencë televizori falas për personat mbi 75 vjeç. Ju lutemi telefononi Departamentin e Sigurimeve Sociale në Xhërzi në numrin 01534 445505.
  • Nëse jetoni në Gërnzi dhe jeni 65 vjeç ose më të mëdhenj dhe merrni mbështetje mbi të ardhurat, mund të kualifikoheni për një licencë televizori falas. Ju lutemi telefononi Departamentin e Sigurimeve Sociale në Gërnzi në numrin 01481 732559 ose dërgoni email te mark.seabrook@gov.gg.
  • Nëse jetoni në Sark, fatkeqësisht nuk ka licencë televizori falas për personat mbi 75 vjeç dhe nuk ka licencë televizori afatshkurtër për 74 vjeçarët.
  • Nëse jetoni në Ishullin Man jeni 75 vjeç ose më i madh dhe merrni mbështetje mbi të ardhurat, mund të merrni ndihmë për të paguar për një licencë nga Qeveria e Ishullit Man. Ju lutemi telefononi Mbështetjen e të Ardhurave për ekipin e pensionistëve në numrin 01624 687020 ose dërgoni email te isp@gov.im.
  • Nuk ka PayPoint në Ishujt e Kanalit ose Ishullin Man, por mund të paguani në çdo postë.
Bizneset dhe organizatat

Ambientet tuaja të biznesit duhet të mbulohen nga një licencë televizori nëse personeli, klientët ose mysafirët shikojnë ose regjistrojnë drejtpërdrejtë programe televizive në çdo kanal, ose shkarkojnë ose shikojnë programe të BBC-së në iPlayer. Kjo zbatohet për çdo pajisje që keni furnizuar ju, si dhe çdo pajisje që kanë vetë që janë lidhur në rrymën elektrike.

Nëse biznesi juaj ka vetëm një ambient, mund t’ju duhet vetëm një licencë televizori. Një licencë kushton £147 në vit për secilën adresë dhe do të mbulojë të gjitha pajisjet që përdoren në atë adresë. Mënyra më e shpejtë për të paguar për një licencë të vetme televizori është në internet me një kartë debiti ose krediti ose me debit direkt.

Nëse ju duhet të mbuloni më shumë se një adresë, mënyra më e lehtë është me një licencë televizori për grup kompanie. Nuk ka formularë për të plotësuar. Duhet vetëm të bëni një pagesë çdo vit dhe do të merrni vetëm një kujtesë që do të dërgohet te një adresë të vetme. Për të paguar për një licencë televizori për grup kompanie, na telefononi në 0300 790 6165* dhe do të jemi gati t’ju ndihmojmë.

Një licencë televizori nuk mbulon:

  • akomodimin rezidencial në ambientet tuaja,
  • klubet e mirëqenies ose sociale në ambientet tuaja, por që menaxhohen nga dikush tjetër.
  • ambientet që iu janë dhënë me nën qira organizatave të tjera ose
  • vendet e mikpritjes.

Ka rregulla të ndryshme edhe për hotelet, bujtinat, njësitë e lëvizshme dhe vendet e kampingjeve.

Ju lutemi vini re: nëse transmetohet muzikë në ambientet tuaja për klientët ose personelin nëpërmjet radios, televizorit, kompjuterit ose CD/DVD, për shembull në shumicën e rasteve do t’ju duhet të blini licensa muzike për PRS për Muzikë dhe PPL. Shkoni te prsformusic.com dhe PPLUK.com për më shumë informacion.

Cilat janë kushtet e përgjithshme të licencës standarde të televizorit?

Ju do të thotë personi i përmendur në licencë.

Për çfarë nevojitet një licencë televizori?

Për të përdorur dhe instaluar pajisje që marrin transmetime televizive në vendin e licensuar. Mbulon:

  • shikimin dhe regjistrimin e programeve ndërkohë që transmetohen në televizor ose drejtpërdrejt në një shërbim televizori në internet, përfshi programet me transmetim nëpërmjet internetit dhe programet satelitore nga jashtë MB-së dhe
  • shikimin dhe shkarkimin e programeve të BBC-së me kërkesë, përfshi ato që kapen në TV në BBC iPlayer.

Kjo mund të jetë në çdo pajisje, përfshi televizorët, kompjuterët e tryezës, laptopat, celularët, tabletat, tastierat e lojërave, kutitë dixhitale, DVD-të, regjistruesit Blu-ray dhe VHS, ose çdo gjë tjetër.

Licensa lejon përdorimin dhe instalimin e pajisjeve televizive:

  • Në vendin e licensuar nga çdokush.
  • Në një automjet, anije ose karavan nga:
    • Ju ose çdokush që normalisht jeton me ju në vendin e licensuar (përveç në karavanët të palëvizshëm kur dikush shikon ose regjistron televizorin në vendin e licensuar).
    • Çdokush që normalisht punon në vendin e licensuar (për sa kohë që automjeti, anija ose karavani po përdoret për qëllim biznesi).
  • Përdorimi i pajisjeve televizive me bateri kudo nga ju dhe çdokush që normalisht jeton me ju në vendin e licensuar.

Licensa normalisht nuk mbulon:

  • Vendet e banuara vetëm nga qiramarrës, qiraxhinj ose mysafirë që paguajnë.
  • Vendet që janë më vete.
  • Vendet e mbuluara nga organizime të veçanta ligjore.
  • Vendet e ambienteve të biznesit të përdorura për një qëllim tjetër.

Licensat bardhë e zi

Edhe nëse keni një televizor bardhë e zi, ju duhet një licencë me ngjyra për të regjistruar programe. Kjo bëhet për shkak se DVD-të, VHS-së dhe regjistruesit e kutive dixhitale regjistrojnë me ngjyra. Një licencë bardhë e zi është e vlefshme vetëm nëse ju përdorni një kuti dixhitale që nuk mund të regjistrojë programe televizive.

Kushtet e tjera

  • Ne mund ta anulojmë ose ndryshojmë licencën tuaj. Nëse ne e anulojmë, do t’ju njoftojmë.
  • Nëse ndryshojmë kushtet e licencës, do të publikojmë një njoftim të përgjithshëm në faqen e internetit të BBC-së dhe nëse e mendojmë të arsyeshme, në media të tjera kombëtare.
  • Punonjësit tanë mund të vizitojnë vendin e licensuar për të kontrolluar të dhënat tona dhe për të inspektuar pajisjen televizive. Nuk jeni të detyruar që t’i lejoni të hyjnë.
  • Pajisja për marrjen e sinjalit televiziv nuk duhet të shkaktojë ndërhyrje të paarsyeshme te sinjali i radios ose televizorit.

Mendoni se ju duhet një licencë televizori? Kontrolloni tani.

Lutemi vini re: kushte të përgjithshme të veçanta zbatohen ndaj llojeve të mëposhtme të licensave të televizorit: licensa televizori për hotel dhe njësi lëvizëse,licencë koncesionare ARC dhe licencë televizori për njësi argëtimi. Nëse keni një nga këto, ju lutemi shikoni licencën tuaj për kushtet e përgjithshme ose na kontaktoni për informacion.

* Telefonatat në numrat tanë 0300 kushtojnë jo më shumë se tarifa kombëtare e telefonatave në një numër që fillon me 01 ose 02, si kur i bëni nga një celular ose linjë fikse. Telefonatat nga linjat fikse normalisht tarifohen deri 9p për minutë dhe telefonatat nga celularët normalisht kushtojnë nga 8p deri 40p për minutë. Nëse keni minuta të përfshira me celularin ose linjën tuaj fikse, telefonatat te një numër 0300 do të jenë të përfshira.

 

General information about TV Licensing is available in other languages: